Laert Haxhiu kundër ekstradimit në Shqipëri, i rrezikohet jeta nga “hasmi”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.05.2023, 22:25

31-vjeçari Laert Haxhiu i shpallur në kërkim nga Interpol dhe i arrestuar në zonën e Eleousës të Janinës nuk do të ekstradohet në Shqipëri.

Haxhiu i shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasje në Shqipëri është dërguar në burgun e Korydallos.

Sipas avokatit të tij, ai nuk i pranon akuzat për masakrën e Lushnjes në 2017 me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Ai gjithashtu nuk dëshiron të ekstradohet pasi i rrezikohet jeta dhe familja për shkak të hasmërisë me fisin Bare.

Haxhiu kërkon të qëndrojë në Greqi duke synuar shmangien e përballjes me akuzat në gjyqin penal që ka nisur kundër tij në SPAK.

Pavarësisht kësaj situate, gjykata e Janinës ka vendosur mesditën e sotme të caktojë masën e “arrestit në burg” me afat 40 ditor për Haxhiun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit