Bajram Begaj, presidenti më i paguar i Rajonit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 26.05.2023, 21:26

Bajram Begaj është presidenti më i pasur i popullit më të varfër në Rajon. Gjenerali që la uniformën e ushtrisë dhe veshi kostumin e politikanit për të shijuar më shumë pushtet por edhe para. Sot Begaj, është politikani më i pauar i Rajonit. Socialistët sapo fituan zgjedhjet dhe siguruan mbështetje nga një e treta e shqiptarëve që votuan, vendosën të dyfishonin pagat e tyre.

Rroga e presidentit Begaj llogaritet afro 3860 euro, duke ia kaluar edhe presidentëve të vendeve si Kroacia apo Sllovenia. Këta të fundit paguhen 3500 euro dhe 3322 euro në muaj. Tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës: Denis Beqirović, Želka Cvijanović dhe Želko Komshić, paguhen secili me nga 2,920 euro në muaj. Më tej është presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, i cili ka rrogë 2420 euro.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani paguhet 2160 euro, ndërsa presidentit serb Aleksendar Vuçiç merr sot 1700 euro në muaj. Lista mbyllet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me pagë mujore 1500 euro.

Mirëpo përveç pagës si president, Begaj përfiton shërbime të tjera falas si fjetja dhe strehimi, ushqimi, karburanti, dietat e ndryshme dhe shërbimet shëndetësore falas. Në një vend ku minimumi jetik nuk është firmosur ende e që ndihmat ekonomike dhe pensionet janë në shifra qesharake, politikanët marrin petkun e sulltanëve duke jetuar mes luksit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit