Serbët sulmuan me armë Policinë e Kosovës

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 26.05.2023, 20:17

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës u gjend nën një sulm kriminal dhe terrorist nga serbët e Mitrovicës së Veriut. Civilë të armatosur pasi thyen makinat dhe u vunë flkaën disave prej tyre, qëlluan edhe në drejtim të uniformave shtetërore. Krismat u dëgjuan disa herë në Mitrovicën e Veritu, gjatë përpjekjes për të futur në godinat e komunave kryetarët e rinj.

Së fundmi eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka publikuar pamje të qarta të një prej serbëve që merr shenjë për të qëlluar Policinë e Kosovës. Sipas Musliut këto grupe të përqëndruara në Mitrovicën e Veriut, janë përkrahësit e Putinit dhe të frymëzuar nga forcat paramilitare ruse.

“Video e kriminelëve serbë që sulmojnë Policinë e Kosovës . Kriminelët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit . Këta janë përfaqësuesit e Vladimir Putin në Ballkan. A ka rëndësi nëse është pjesë e PMC Wagner ? Apo ka rëndësi nëse ai vepron si PMC Wagner?”, ka shkruar eksperti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit