Tezgat bosh, në Fier emigrojnë edhe tregtarët

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 26.05.2023, 18:25

Rënia e fuqisë blerëse, kriza ekonomike dhe largimi i popullatës nga vendi, ka bërë që tregtarët e Fierit të ndjekin rendin e largimeve. Tezgat në pazarin e këtij qyteti kanë nisur të lihen bosh prej muajsh. Të rinjtë janë larguar, pensionistët nuk blejnë për konsum të madh dhe çmimet mbeten të larta, disa arsye shtesë se përse edhe ata të cilët kishin një punë të sigurtë kanë vendosur ta lënë Shqipërinë. Ndonëse Fieri është një nga zonat për prodhuese në sektorin e bujqësisë, sërish kjo nuk ka qenë një mbështetje për tregtarët për të vijuar t'u shërbejnë konsumatorëve.

”Këtu ka shumë vende mangët, rreth 15 vende. Dihet dhe arsyeja njerëzit kanë emigruar për punët e tyre, por edhe tregu është rrudhur. Këtu janë tërë me licencë të paguar, unë paguaj taksën. Nuk ka fuqi blerëse, shpopullimi”, thotë një tregtar.
“Ato që e kanë braktis kanë ikur jashtë. Këtu ka mbaruar çdo gjë, këtu nuk ha as bukë dot më, do ikim të hamë bukë jashtë shtetit. Ku ka blerës të gjithë kanë ikur jashtë shtetit”, thotë një tregtare.

Nga ana tjetër qeveria dhe Ministra e Financave, i varin shpresat për rritjen ekonomike te konsumi. Në një kohë kur inflacioni mbetet i lartë dhe shtrenjtimi i fruta-perimeve varion nga 14% deri në 20%, pagat për profesionistët u rriten me 0.3%, ndërkohë që pagat e politikanëve u rritën me 98%. Në këto kushte konsumi do të vijë në ulje pasi qytetarët, zinxhiri rrjedhës i ekonomisë së vendit, sot janë me xhepat bosh dhe politikanët me xhepat plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit