Po kryente marrëdhënie seksuale, 36-vjeçari përfundon në spital me frakturë në penis

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.05.2023, 17:01

Një burrë pësoi frakturë të trefishtë në penis gjatë marrëdhënies seksuale me partneren e tij. Burri një 36-vjeçar nga Tanzania, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, u paraqit me urgjencë në spital me organin gjenital të gjakosur.

Këtë lajm e bën të ditur International Journal of Surgery Case Reports, i cili shkruan se burri ankohej se kishte dhimbje, teksa prej 5 orësh ka pasur hemorragji nga uretra, gypi që nxjerr jashtë trupit urinën dhe spermën.

Burri që pësoi frakturë, humbi ereksionin dhe kaloi në gjendje të rëndë dhe më pas iu drejtua spitalit aty ku mori mjekimin e duhur. Sipas mjekëve, edhe pse organi gjenital mashkullor nuk ka kocka, këto lëndime njihen si fraktura të penisit. Pacienti iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe doli nga spitali 3 ditë më vonë.

Penisi i tij u çorientua kur goditi perineumin e femrës dhe kur ai u përpoq të penetronte sërish. Impakti duhet të ketë qenë i fortë që ka shkaktuar një frakturë të tillë. Organi i tij ishte pak i përdredhur, i fryrë dhe i mbuluar në gjak. Skaneri tregoi që pacienti kishte këputur një enë gjaku në një prej këtyre kanaleve”, u shprehën mjekët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit