22-vjeçarja shkon në ishullin luksoz për të festuar diplomimin, peshkaqeni e sulmon në këmbë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.05.2023, 16:32

Një 22-vjeçare është sulmuar në këmbë nga një peshkaqen. Ajo shkoi të plazh në një ishull luksoz gjatë një udhëtimi në Turks dhe Kaikos, pas diplomimit.

E reja nga Konektikati, po shëtiste në arkipelagun e Karaibeve me një mik të sajën kur papritur u sulmua të mërkurën, nga peshkaqeni.

Vajza me mikun e saj kishin marrë një anije private, dhe po notonin në plazhin Grace Bay, një zonë me rërë të bardhë të listuar shpesh si një nga plazhet më të mira në botë.

Teksa po shijonin bukuritë e plazhit, vajza ndjeu diçka në këmbën e saj, që më pas u konstatua se ishte një peshkaqen i Karaibeve.

Pas ngjarjes së rëndë, e reja u transportua me aeroplan në një spital të Majamit, tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit