Pushuesja në Vlorë: Një burrë me duar të lidhur dhe i rrezikshëm po lëvizte në rrugë, spitali s’e mban

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.05.2023, 16:04

Një pushuese e cila ka zgjedhur të kalojë fundjavën në Vlorë është frikësuar nga një person. Ky i fundit sipas qytetares, ka qenë duke ecur në "Lungo Mare" me duar të lidhur nga pas. Sipas qytetares, duke marrë parasysh veshjen që ka, personi në fjalë mund të ketë ikur nga spitali.

Teksa burri me probleme të shëndetit mendor, po ecte pa problem në rrugë, aty pranë sipas qytetares kanë kaluar disa nxënës që kishin dalë në ekskursion. Qytetarja shkruan se ka pyetur në një farmaci afër, dhe i kanë thënë që burri që lëviz me duar të lidhura ka probleme të shëndetit mendor dhe se spitali nuk e mban për trajtim, teksa familja e lë të lirë ditën duke i lidhur duart pasi është i rrezikshëm si person.

Qytetarja:

Pershendetje, Kam ardhur ne Vlore per fundjave. Jam duke ecur ne Lungo Mare. Shikoj duke ecur nje person, i semure mendor.me duar te lidhur pas. Afer tij kaluan nje grup nxenesish qe kishin dale ne ekskursion. Mendoj se ka ikur nga spitali, duke ju referuar. veshjes. Derisa eshte me duart lidhur, mendoj se eshte i rrezikshem si person. Hyra ne nje farmaci afer dhe me thane qe eshte i semure mendor dhe nuk e mban spitali. Familja e le te lire diten dhe I lidh duart. Ne darke kthehet ne shtëpi. Ju lutem publikojeni. Ju faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit