Tiranë/ Policët e rrugores aksidentohen nga vaji i hedhur në rrugë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.05.2023, 15:50

Dy efektivë të rrugores janë aksidentuar ditën e djeshme teksa kanë qenë duke lëvizur me motor. JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet nga kamera e një makine pas efektivëve të policisë. Siç shihet nga pamjet, motori i policëve rrëshket nga vaji që ka rënë në rrugë.

Policët janë dëmtuar pak në pjesën e krahëve dhe janë ngritur menjëherë nga rruga. Ata kanë marrë motorin dhe janë larguar.

Kjo video, përveçse kap momentin e një aksidenti, shërben edhe për të kuptuar se sa i rrezikshëm është vaji i hedhur në rrugë. Ndoshta në atë pjesë të rrugës në Tiranë, është derdhur aksidentalisht, por JOQ ALBANIA ka muaj që ngre zërin për vajin që hidhet qëllimisht në zonën e Qafë-Thanës, për shkak të të cilit ka pasur edhe humbje jete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit