Denoncimi i ish-policit/ Oficerët me eksperiencë po transferohen jashtë Tiranës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 13:25

Janë të shumta rastet kur policët, por edhe ish-policët denoncojnë kushtet në të cilat punojnë apo kanë punuar në Policinë e Shtetit. Së fundmi një ish-polic denoncon se të gjithë oficerët e policisë që kanë 10 deri në 30 vite punë si policë, jo vetëm që paguhen me një rrogë qesharake, por edhe dërgohen me shërbim jashtë Tiranës, në rrethe, me kushte të vështira, ku nuk kanë as shtëpi ku të lahen, flenë apo vishen.

Denoncuesi shkruan se të gjithë policët e Tiranës që janë me eksperiencë po dërgohen 150 km larg shtëpive të tyre, teksa policët rinj po i mbajnë në kryeqytet.

Ish-polici thotë se ka dhënë dorëheqjen para disa vitesh, jeton jashtë Shqipërisë dhe tregon se tani është në gjendje të mirë ekonomike. Ai shkruan për JOQ se policët në Shqipëri po shtypen dhe ata nga halli nuk ngrenë dot zërin për të drejtat e tyre.

Ish-polici kërkon që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe Met Rrumbullakun që të marrin masa dhe të trajtojnë siç duhet policët, pasi nuk do u hynë në punë asnjë nga milionat që kanë vjedhur e po vijojnë të zhvatin. Këtë e ka bërë edhe në formë kërcënimi.

Ish-polici:

Prsh joq po ju shkruaj une sepse policet kane frike me ju shkrujt. Kam informacion se te gjithe oficeret e policise qe kane nga 10-30 vjet polic ne Tiranë mir qe nuk ju rritet rroga por i kane derguar te gjithe ne disa rrethe te shqiprise ku nuk kane as shtepi ku me flejt me u la ose me u ndrru eshte abuzim. Me kete mesazh doja te KERRCENOJA HAPUR drejtuesit me te larte te policise se shtetit nga Rrumbullak katrrori deri ke tek ato me siper merrni masa se do ju kap neper hotele te europes dhe nuk do ju hyje ne Pune asnje nga ato milionat qe keni vjedh dhe vazhdoni te vidhni. Je kerkoj juve si media e lire te postoni Kete rast te ndodhur sepse eshte shume i rendesishem per mbi 50 veta qe ku ka ngel vet me lan punen pas te gjithe karrieres qe kane kalu. Eshte nje shqetesim pa prova un nuk jam polic sepse kam dhene dorheqjen nga puna disa vite me pare po ju jeni media e lire dhe ju a njoh dhe pronarin tuaj jam nje milioner qe jetoj jashte shqiperise dhe nuk e ngrene dot zerin policet. Policet e ri po I lene ne tirane dhe ato qe Kane eksperiece te jashtzakonshe I kan cu te gjithe mbi 150 km larg dhe pas ketij postimi do marrin zemer dhe do ju dal vêt Ato neper video. Po flas per oficeret tani shperndajeni po ju a kerkoj me miresjellje sepse keni shpernda lloj lloj lajmi shperndani dhe kete ta shofin mire se nuk I shpeton dot gjo jashte shqiprise Pa u lidh per komes kervatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit