Tensionet në Veri serbët djegin një veturë të policisë në Zveçan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2023, 14:17

Një veturë e Policisë së Kosovës është djegur nga serbët në Zveçan.

Në media janë publikuar pamje të kësaj veture. Gjithçka ndodhi pas të shtënave me armë që shpërthyen në hyrje të objektit të kësaj komune.

Serbët aty bllokuan hyrjen për të ndaluar kryetarin e ri shqiptar të shkojë në zyrën e tij, e kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit