“E bekuar” nga Spiropali, fasoneria në Bathore rrezikoi jetën e punonjësve me helmin e minjve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.05.2023, 10:45

Mëngjesin e sotëm është raportuar se qindra punëtorët e një fasonerie janë ndier keq dhe janë detyruar të ndërpresin punën. Mësohet se ata kanë ndier këputje, të përziera dhe marrje mendsh, që janë kryesisht pasoja të një helmimi.

Burime për “JOQ Albania” zbulojnë edhe arsyen e vërtetë të helmimit të punëtorëve të fasonerisë Sews Cabind Albania, që në mbërritjen e tyre në ndërmarrje, pas pak çastesh pasi kishin nisur punën. Mësohet se shkak është një pakujdesi në lidhje me një helm minjsh.

Drejtuesit e fasonerisë kanë urdhëruar të hidhet helm minjsh, për shkak se këta të fundit kishin shkaktuar dëme. Por parandaluesi i këtij brejtësi, i vendosur pa kriteret dhe pa masat e caktuara, ka shkaktuar probleme shëndetësore edhe te vetë punonjësit.

Nuk dihet saktësisht gjendja shëndetësore e të sëmurëve, por mësohet se pasi situata u bë publike, këto aparatura me helm janë hequr nga fasoneria. Në një situatë të tillë, duhet me patjetër që autoritetet të ndërhyjnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura ligjore, pasi është rrezikuar jeta e qindra punëtorëve.

Kësaj fabrike, që sot vuri në diskutim jetën e punonjësve të saj për amatorizmin në vendosjen e një helmi minjsh, ia ka dhënë “bekimin” rreth dy vite më parë edhe ministrja Spiropali, që përgëzonte këtë biznes dhe krenohej me vendet e punës që do të hapeshin. Sot ato vende pune mund të ktheheshin në bilanc tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit