Aksidenti me 3 të plagosur në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari që u përplas me katër makina

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.05.2023, 13:44

Është arrestuar sot 24-vjeçari me inicialet A. S., banues në Tiranë. Ditën e djeshme, i riu u përplas me katër automjete të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e Elbasanit, teksa të plagosur mbetën tre persona të cilët u dërguan menjëherë në spital.

“A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, automjeti që drejtonte 24-vjeçari, është përplasur me 4 automjete të tjera. Si pasojë e përplasjeve, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;”, njoftoi policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit