Bie suvaja në shkollën “Feti Vogli” në Baldushk, për pak rrezikohen nxënësit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.05.2023, 22:56

Shembja e suvasë në shkollën “Feti Vogli” në Baldushk për pak ka rrezikua jetën e nxënësve.

Incidenti është raportuar në redaksinë e JOQ nga një qytetar i cili shkruan se muret e kësaj shkolle nuk janë rregulluar mirë.

Në këtë godinë është shembur tavani dhe ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.

Nuk raportohet për të lënduar, por shumica e nxënësve janë larguar pas shembjes së suvasë.

Mesazhi në redaksi:

Ne Baldushk shkolla Feti Vogli. Rrezikohet jeta e nxënësve nga prishja e murit. Eshte bere sot. Muret sjan te bera mir.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit