15-vjeçari në Serbi kërcënon se do vrasë gjithë klasën dhe mësuesit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.05.2023, 21:56

Një i ri 15-vjeçar në Serbi ka përhapur panik në shkollë pasi ka kërcënuar se do të vrasë mësuesit dhe nxënësit e shkollës së tij.

Nxënësi në shkollën e komunës Surcini në Serbi, është konfliktuar me shokët e tij të klasës dhe më pas ka përhapur frikë duke kërcënuar mësuesit dhe nxënësit se do t’i vrasë.

Pasi kishte kërcënuar mësuesit dhe nxënësit, i riu mësohet se është transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka marrë masa duke ngritur ndaj tij akuzën e rrezikut të sigurisë.

Para pak ditësh, në Serbi 13-vjeçari i identifikuar si Kosta.K vrau me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore "Vladislav Ribnikar".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit