I kërkohet meç boksi, Përparim Rama: Jam i mirë në Tai Chi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2023, 21:37

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ermal Osmani, e ka ftuar kreun e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, në një meç boksi, para atij të boksierit Haxhi Krasniqi që do ta zhvillojë në stadiumin e kryeqytetit.

Osmani i VV-së i ka thënë kryetarit Rama se ka arsye për ta nokautuar meqë qytetarëve të kryeqytetit ju ka shkaktuar stres dhe tollovi.

Pa përgjigje s’ka qëndruar as kryetari i Prishtinës, duke i thënë asamblistit të VV-së se “Edhe unë jam i zoti në Tai-Chi”.

*Tai Chi është një art i marcial kinez i praktikuar për trajnime mbrojtëse, përfitime shëndetësore dhe meditim. Tai chi ka praktikues në mbarë botën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit