Aksident në Itali, makina e drejtuar nga italiani përplas për vdekje shqiptaren

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.05.2023, 19:16

Një aksident tragjik ka ndodhur në Granarolo dell'Emilia në Itali.

Viktimë ka mbetur një 75-vjeçare shqiptare e identifikuar si Salie Gjonzenalaj.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 24 majit në via San Donato, në Granarolo.

Familjarët e së ndjerës janë bërë merak që e afërmja e tyre nuk u ka hapur telefonin dhe kanë thirrur policinë.

Pas kontrollit, trupi i së ndjerës është gjetur pa shenja jete më rrugë.

Mjeti që ka përplasur për vdekje shqiptaren drejtohej nga një italian 55-vjeçar i cili ka dëshmuar në polici se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit dhe më pas duke dalë nga rruga dhe ka përplasur shqiptaren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit