1 kilogram parkim 1 mijë lekë! Hallexhiu paguan 9 mijë lekë parkim në ditë te QSUT

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.05.2023, 22:44

Agjencia Ekonomike Mbështetëse gjatë vitit 2020 ka nënshkruar një marrëveshje si autoriteti menaxhues i territorit të QSUT. Konkretisht, Agjencia Ekonomike Mbështetëse menaxhon edhe pjesën e parkimit të spitalit, ku përveç mjekëve, aty janë të detyruar të parkojnë edhe qytetarë të cilët janë familjarë të të shtruarve në spital.

Pikërisht, në këtë pikë ata po vjedhin sa munden.

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë se AEM ka rritur përtej normave çmimin e parkimit në pak ditë.

Qytetari tregon se prej disa ditësh ai parkon makinën tek ambientet e QSUT, për shkak se ka një të afërm të sëmurë. Më parë ai thotë e paguante 1 mijë lekë të vjetra për një 1 ditë, më pas AEM e çoi në 2 mijë lekë të vjetra për një ditë e ndërsa tani çmimi është bërë 1 mijë lekë të vjetra ora. Për 9 orë parkim për hall, qytetarit i duhet të paguajë 9 mijë lekë të vjetra faturë.

Sepse qytetarët duhet të paguajnë 1 mijë lekë për 1 orë parkim. Aq sa paguajnë drejtuesit e mjeteve që parkojnë makinën në zonën e ish-Bllokut për të pirë kafe. Por në këtë rast theksojmë se kemi të bëjmë me ambientet e një spitali, ku qytetarët i drejtohen dyerve të shtetit për hall.

“Përshëndetje JOQ,

Uroj që ky mesazh t’iu gjejë mirë!

Ju lutem doja të ndaja me ju një çmenduri që bën Agjencia Ekonomike Mbështetëse SHPK me Nr NIPT: L81819025K dhe me Administrator z. Alfred DALIPI.

Kam parkuar për disa ditë rresht makinën për disa orë pasi një i afërm është shtruar pranë QSUT dhe kam paguar rreth 1000 lekë (të vjetra) për një orë parking. Ndërkohë më parë ishte shumë lirë 1000 lekë dita, më pas e bënë 2000 lekë dita, unë sot paguajta për 9 orë 9.000 lek nga xhepi im po sa shqiptarë hallexhinj parkojnë pranë QSUT-së dhe si ka mundësi që asnjë nuk ankohet rreth kësaj zhvatje ditore?!!!

A ka ndonjë kontratë kjo kompani me QSUT-në dhe në bazë të transparencës të na e tregojë se përse e kanë 10 fishuar këtë çmim katasrofike për qytetarët Shqiptarë. Uroj që kjo të pasqyrohet pranë JOQ edhe tu drejtohet instancave përkatëse”, shprehet qytetari.

Ndërkohë, në faturën që ai na ka dërguar shohim një gafë të madhe nga ana e shërbimeve të parkingut. Në foto dallon qartë që çmimi për orët e parkimit është shënuar në kilogram. Deri më sot e dimë që vlera llogaritet lekë/orë, por këta të Agjencia Ekonomike Mbështetëse paskan tjetër taktikë.

Ndërkohë skandali merr përmasa edhe më të mëdha ku shohim se pas kësaj afere qëndron Dritan Agolli i FSHZH. Nga dokumentet e regjistruara në QKB, Agjencia Ekonomike Mbështetëse ka si administrator Alfred Dalipin, por ortaku dhe drejtuesi i vërtetë është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sikur duket është Agolli ai i cili ka urdhëruar rritjen e kostove, deri në këtë pikë sa t’i pijnë gjakun edhe qytetarëve që janë në hall. Sepse në një raport të vitit 2021 të publikuar nga FSHZH mbi ecurinë e punës nga AEM thuhet se ky i fundit nuk ka siguruar fitimet e duhura nga menaxhimi i parkingut.

Treguesit ekonomikë dhe financiarë në përfundim të vitit 2020 dëshmojnë se AEM sh.p.k ka arritur të përmbushë në mënyrë jo të plotë detyrat dhe objektivat e vendosura nga programi financiar për muajt tetor-dhjetor 2020. Ajo që mund të evidentohet për ecurinë e realizimit të të ardhurave në këtë tremujor është fakti i mos realizimit të të ardhurave të planifikuara, si rezultat i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Masat e marra dhe urdhrat e nxjerrë nga institucionet përgjegjëse gjatë kësaj periudhe shkaktuan një rënie të nivelit të të ardhurave. Gjatë kësaj periudhe, AEM ka disiplinuar lëvizjen dhe qëndrimin e automjeteve në territorin e jashtëm të Godinës QMSHSR përmes vendosjes së tarifave mujore për automjetet të cilat shfrytëzojnë këtë hapësirë”, thuhet në raportin e publikuar nga Fondi në vitin 2021.

Kështu, nga etja për të fituar sa më shumë para Agolli ka bërë këto manovra, ndërsa drejtuesja e QSUT, Albana Fico, bën sikur nuk sheh dhe nuk ka informacion. Shpresojmë që instancat përkatëse të reagojnë pas këtij denoncimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu që gjeti portofolin
    I pari në listë është i riu që gjeti dhe më pas dorëzoi portofolin tek qytetari që e kishte humbur. Ai shkroi tek JOQ ALBANIA dhe, pasi u gjet i zoti, Altini, ata të dy u takuan, pinë kafe me njëri-tjetrin dhe kështu dhanë një mesazh tek të gjithë qytetarët, që nëse gjejnë diçka që nuk i përket atyre, është mirë që ta dorëzojnë tek i zoti.
    Maria dhe Albana
    Dy shqiptaret, Maria dhe Albana me ndërhyrjen e tyre kanë parandaluar një grabitje në farmacinë Galluzo në Firence. Një hajdut i armatosur priti disa minunta në radhë në një farmaci, i maskuar me kapuç dhe kur i erdhi radha, i drejtoi armën farmacistes duke i kërkuar paratë. Në këtë moment, dy shqiptaret që kujdeseshin për mirëmbajtjen dhe pastrimin, Maria dhe Albana, mikesha, gjetën forcën të vepronin instinktivisht dhe shmangën më të keqen. Ato u përleshën me hajdutin, i morën armën dhe shpëtuan grabitjen.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari i njohur i plotësoi ëndrrën dy fëmijëve, në vështirësi ekonomike nga një fshat i thellë i Librazhdit. Me ndihmën e shqiptarëve, ai ka arritur të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Hasa, që jetonte në kushte ektreme dhe që banesa e vjetër mund t’iu shembej nga momenti në moment.
    Altin Goxhaj dhe pastori Akil Pano
    Altin Goxhaj dhe pastori Akil Pano, falë punës dhe idealeve të tyre, arritën që të fitojnë gjyqin në favor të familjes. Ata fituan betejën kundër axhendës së LGBTQ, që propozonin se mami dhe babi duhet të zëvëndësoheshin me prindi 1 dhe prindi 2. Altin Goxhaj dhe Pastori Akil Pano e penguan këtë axhendë në Shqipëri.
    Polici i rrugores
    Polici i rrugores në Tiranë, i cili tregoi me fakte arsyen e vërtetë se pse kishte gjobitur qytetarin mashtrues. Ai dërgoi videon në JOQ dhe tregoi se e kishte gjobitur qytetarin sipas ligjit, pasi fëmija ishte para në automjet dhe jo mbrapa siç pretendonte mashtruesi.
    Erald Myftaraj
    Erald Myftaraj, i riu që bëri një thirrje të madhe për të ndihmuar Floriselin, të miturin, që ishte shtruar në spital dhe ka nevojë për transplant zemre. Pas thirrjes së tij, mijëra qytetarë u motivuan dhe sot janë mbledhur shumë para në llogarinë e Floriselit.
    Agron Kolgjini
    Agron Kolgjini, është qytetari që ndihmoi me një strehë Gëzim Ibrahimin. Ai e strehoi atë pranë biznesit të tij, në një dhomë. Ai tha se po bën aq sa mundet, pasi i erdhi keq kur dëgjoi rastin e të moshuarit.
    Policia e Kosovës
    Policia e Kosovës, që po i bën ballë agresivitetit të ekstremistëve serbë. Ata jnë në veriun e Kosovës, çdo sekondë dhe çdo sekondë përballen me sulme të vazhdueshme nga serbët. Deri tani asnjë efektiv i policisë kosovare nuk është zmbrapsur nga këto protesta.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Fatlind Ahmetaj
    I pari në listë është Fatlind Ahmetaj, i riu që mashtroi një qytetar duke i blerë një Iphone 14 ProMax me 1900 dollarë false. Nuk dihet nëse ky person është arrestuar.
    Romeo Xega
    I dyti është Romeo Xega, trajneri i një ekipi volejbolli vajzash, i cili goditi me shuplakë dy volejbolliste. Sipas tij, ai i ka goditur ato për t’i përmendur në lojë, por kjo ngjarje ka marrë shumë komente negative.
    Taulant Malaj
    I treti në listë është Taulant Malaj. Ai masakroi me thikë vajzën e tij, një shtetas italian dhe më pas gruan. Fatkeqësisht, vajza 16-vjeçare dhe shtetasi italian vdiqën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij shpëtoi. Pasi kreu vrasjen, Taulant Malaj i filmoi viktimat dhe videon e shpërndau në Whatsapp.
    Hajduti i xhamisë
    I katërti është një qytetar nga Kosova që vodhi paratë e sadakasë në një xhami. Siç edhe u pa nga pamjet ai hyri në xhami dhe futi duart të vendin ku mblidheshin paratë e sadakasë.
    Nëna që dhunoi fëmijën
    E pesta është nëna që dhunoi fëmijën në Durrës. Ajo mori zvarrë fëmijën e saj dhe më pas e shkelmoi fort tek shkkallët e një ndërtese. Mësohet se 22-vjeçarja është nga Peqini dhe është proceduar penalisht. Video e dhunës mori shumë komente negative.
    I riu që vodhi dy telefona
    Në listë është edhe i riu që vodhi dy telefona në sy të shitësit në rrugën e Durrësit. Siç edhe postoi JOQ ai i mori telefonat duke biseduar me shitësin dhe duke i thënë këtij të fundit se është duke i vjedhur telefonat.
    Zhaklin Lekatari
    Zhaklin Lekatari është në këtë listë, pasi komentet e saj gjatë vizitës në Serbi ngjallën shumë komente negative. Ajo e quajti Serbinë një vend të sigurt për faktin se nuk ka shqiptarë dhe gjithashtu postoi në rrjetet sociale ushtarë serbë që kanë marrë pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës.
    Tefik Tashi
    Tefik Tashi është 58-vjeçari nga Elbasani, i cili vrau me sëpatë kunatën e tij. Sipas tij arsyeja ishte që ajo nuk i kishte shtruar drekën dhe nuk i kishte hapur telefonin. Gjithashtu tregon se ajo edhe e shante për burrërinë.
    Adoleshenti vrasës
    I nënti në listë është adoleshenti që masakroi me thikë pë vdekje Fatjon Bicin nga Gramshi. Pas një sherri në rrjetet sociale, O.Ç masakroi me thikë Fatjonin, pak minuta pas mbylljes së orëve të mësimit.
    Infermierja tik-tokse
    Infermierja tik-tokse, është në listë për mungesën e etikës dhe sjelljeve jo normale në orët e mësimit dhe praktikës. Ajo postonte në tik-tok momente nga praktika mjekësore dhe vëmendjen më të madhe negative e mori momenti kur ajo postoi në tik-tok embrionin e një fëmije të abortuar.
    Tan Gjyla
    Tan Gjyla, lushnjari që trupin e tij muskuloz e përdor për të vrarë kafshët në mënyrë çnjerrëzore. Ai postoi në tik-tok një video ku vriste një kalë në mënyrë të frikshme.
    Kiara Biba
    Kiara Biba, anëtarja e LGBT-së që kërcënoi me jetë stafin e JOQ ALBANIA. Asaj nuk i pëlqyen aspak artikujt e JOQ ALBANIA dhe zgjodhi që të kërcënonte me jetë të gjithë gazetarët. Lidhur me këtë ngjarje u kërkua edhe reagim nga policia.
    “Pronarët” e plazhit
    “Pronarët” e plazhit në Karpen, janë pjesë e listës, pasi ata përzunë nga plazhi një familje të thjeshtë që po pushonin buzë detit. Ata shkuan pranë tyre dhe i përzunë duke i thënë që plazhi është privat. Për më tepër e filmuan momentin duke pretenduar se kanë të drejtë.
    Qytetari mashtrues
    Qytetari mashtrues, i cili dërgoi në JOQ ALBANIA një video, ku akuzonte efektivin e policisë se e kishte gjobitur pa të drejtë. Mirëpo, kjo ishte e gjitha një gënjeshtër, pasi polici kishte të drejtë. Qytetari po qarkullonte me makinë me fëmijën para dhe gjoba ishte e drejtë, ndryshe nga ç’pretendonte qytetari mashtrues.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit