Nuk ka më tub nga goja deri në stomak, tani thjesht gëlltisni një pilulë me mikrokamera

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.05.2023, 13:05

Është kryer gastroskopia e parë në botë, pa nevojën e një tubi, që për ato që e kanë provuar, është një makth më vete. E vetmja gjë që duhet të bëni, është të gëlltisni një pilulë, e ngjashme me madhësinë e një tablete paracetamoli. Diametri i kësaj pilule është 11.8 milimetra dhe gjerësia është 2.7 milimetra.

Në të vërtetë ajo nuk është një kapsule e thjeshtë, pasi brenda saj ka një mikrokamera. Kjo shpikje e re quhet kapsula robotike. Pasi gëlltitet me një gotë ujë, kapsula lëviz vetë për të eksploruar muret e stomakut me një mikrokamerë precize.

Kjo shpikje quhet NaviCam Stomach System dhe është një teknologji kineze, e cila ka kryer me sukses gastroskopinë e parë në botë. NaviCam mund të konsiderohet një shpikje revolucionare, pasi i shmang pacientit sikletin e futjes së tubit në nga goja deri në stomak, duke shmangur kështu dhimbjet dhe rreziqet e tjera. Pasi kamera përfundon misionin e saj, imazhet regjistrohen dhe analizohen.

Ç’është më e rëndësishme dhe ajo që ngjall më shumë kuriozitet, pilula del nga trupi i pacientit në mënyrë natyrale, si çdo lëndë tjetër me të cilën ne ushqehemi. Videokapsula është përdorur prej vitesh për të studiuar zorrën e hollë, por deri më tani nuk ka qenë e mundur të aplikohet kjo teknologji në stomak për shkak të problemeve anatomike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit