Shiste armë për 50 mijë Lekë, arrestohet punonjësi i policisë në Skrapar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2023, 13:22

Një efektiv policie në Skrapar është arrestuar pasi akuzohet për shitjen e armëve të zjarrit.

Dritan Nano me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar akuzohet se ka shitur armë zjarri kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh.

Pas verifikimeve të kryera, autoritetet i kanë sekuestruar punonjësit të policisë 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Njoftimi:

AMP ndalon punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit