Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2023, 13:08

Sot në një seancë solemne në zyrat lokale në fshatin Çabër të Zubin Potokut u betua kryetari i ri i kësaj komune, Izmir Zeqiri.

Por pos Izmir Zeqirit sot është betuar edhe Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci.

Seanca e betimit të Pecit po mbahet në shkollën fillore të mesme të ulët “Isa Boletini”.Në hapësirat ku po mbahet seanca, janë lejuar vetëm kamermanët.

Po ashtu është bërë e ditur se pas betimit, Ilir Peci do të deklarohet për media në oborrin e kullës së Isë Boletinit.

Peci ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 23 prillit, në të cilat doli fitues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit