Gjilan, vetura përfundon në liqen, momenti kur gruaja shpëtohet nga zjarrfikësit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2023, 10:10

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident tek Brana e Livoçit në Gjilan.

Në aksident është përfshirë një grua e cila fatmirësisht u shpëtua nga zjarrfikësit e Gjilanit.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo ka goditur një automjet që ishte i parkuar. Vetura e viktimës ka përfunduar në ujin e pendës. Pas trajtimit në qendrën emergjente, viktima është liruar për në shtëpi.

“Nga hetimet e para dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore (femër kosovare) duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës në kthesë, del jashtë rrugës, godet një automjet tjetër i cili ishte i parkuar dhe përfundon në ujin e pendës. Në këtë rast përpos dëmeve materiale në dy automjetet, lëndime trupore pëson vozitësja e lartcekur e cila pas trajtimit në qendrën emergjente është liruar për në shtëpi”, tregoi Policia.

Në pamjet e publikuara shihet se vetura ka përfunduar në liqen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit