E dhimbshme: Nesër varroset mitrovicasja, Jetmira Beka, u vra nga ish burrini saj në Gjermani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2023, 09:42

Me datën 20.05.2023 familja Beka nga fshati Zasellë e Mitrovicës u trondit nga lajmi që mori për të bijen e tyre.

Jetmira Beka ishte vrarë nga ish burri i saj në shetetin e Gjermanisë.

Ky rast ka prekur jo vetëm familjarët por gjithë qytetarët mitrovicas, mërgimtarët por edhe gjithë shqiptarët kudo që janë. E ndjera ka lënë pas 3 fëmijë, ndërsa ishte vrarë në prezencë të motrës dhe klientëve në një parking të një marketi në shtetin gjerman.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet me datën 26.05.2023 në fshatin Zasellë në ora 14.00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit