Tiranë/ 40-vjeçari vetëvritet me armë zjarri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2023, 07:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Mësohet se në rrugën "Don Bosko", rreth orës 06:15, një 40-vjeçar me inicialet A.Gj është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2023, rreth orës 06:15, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij, shtetasi A. Gj., 40 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit