Ndahet nga jeta “Mbretëresha e Rock’n’Roll” Tina Turner

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2023, 20:44

Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Këngëtarja ikonë ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë. Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj.

Në deklaratën për media thuhet:

Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model.

Turner ka lindur në vitin 1939 në Brownsville, Tenesi. Ajo u bë e famshme si pjesë e dyshes Ike dhe Tina Turner në vitet '70 përpara se të niste një karrierë solo që është ndër më të suksesshmet e çdo interpretueseje femër në histori. E quajtur Mbretëresha e Rock 'N' Roll-it, ajo ka lënë pas tre fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit