“Më përdhunoi e më kërcënoi me video intime”, shqiptarja rrëfen tmerrin nga i dashuri sirian

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2023, 17:51

Një 26-vjeçare shqiptare ka kallëzuar në polici partnerin e saj sirian për përdhunim dhe shantazh për publikimin e momenteve intime të xhiruara me telefon.

Mediat greke raportojnë se e reja shqiptare pas kërkesës për t'u ndarë nga 26-vjeçari sirian është përballur me kërcënimet e tij i cili do të publikonte foto dhe video nga momentet e tyre private dhe përdhunimi i saj.

Shqiptarja ka treguar se 26-vjeçari e ka kërcënuar se nëse nuk i jepte para, do të publikonte materialet intime te të afërmit e saj. I riu sirian është arrestuar në rrugën Zakynthos në Kypseli, pasi ka bërë rezistencë për të shmangur arrestimin.

Ka qenë një banor i zonës që ka dëgjuar zënkat mes çiftit dhe ka njoftuar policinë. Pas kësaj vajza shqiptare ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga siriani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit