Dyshohet se po përgatiste atentat, arrestohet shqiptari i armatosur në Greqi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 15:05

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar në Kalithea.

Skuadra DIAS e policisë greke, arrestoi shqiptarin pasi dyshohej se po përgatiste një atentat.

Shqiptari një 38-vjeçar është kapur rreth orës 19:00 në rrugën “Ifigenia” në Kalithea.

Pas kontrollit, shqiptarit iu gjetën dy krehra të mbushur me 16 fishekë dhe brenda një valixheje iu gjetën edhe 12 fishekë të tjerë si dhe iu sekuestrua 1 pistoletë Makarov e kalibrit 9 mm me 28 fishekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit