Trafikonte drogë, shqiptari në Itali kapet duke marrë rreze dielli në ballkon

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 13:49

Policia italiane ka kapur në Itali, teksa po merrte rreze dielli, një shqiptar të dëbuar nga Italia pasi u shpall fajtor për trafik droge.

Pas dëbimit, shqiptari kishte hyrë në Itali në mënyrë të paligjshme, teksa dje doli në ballkon për t’u nxirë, por u arrestua.

Karabinierët u kujdesën të kapnin mat të dyshuarin, duke e lënë pa mundësi arratisjeje gjatë operacioni, ku 40-vjeçari shqiptar u arrestua dhe më pas u dërgua në burgun Montacuto, ku do të vuajë dënimin dy vite dhe katër muaj burg për trafik droge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit