Një tjetër legjendë lë Barcelonën, Jordi Alba largohet si lojtar i lirë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.05.2023, 12:59

Jordi Alba do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona për të dalë lojtar i lirë dhe për të nisur një aventurë të re, ku me shumë mundësi do të vijojë në Arabinë Saudite.

Kontrata aktuale e mbrojtësit të majtë përfundon në qershor të vitit 2024. Megjithatë, para pak javësh, “El Chiringuito” raportoi se ai kishte pranuar tashmë një ofertë nga Al Hilal.

Pas Busquets, Barcelonës i largohet një tjetër legjendë e klubit. Pas 11 vitesh dhe 18 trofeve të fituar, Joirdi Alba vendos të largohet nga Katalunja, ku edhe hodhi hapat e parë si futbollist.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit