Bajçinovci: Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2023, 10:50

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka komentuar vendimin që ua lejon deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mbajnë një asistent personal.

Bajqinovci, lidhur me këtë vendim ka thënë se ka shumë punë dhe ka shtuar se deputetët po ashtu nuk kanë vend ku t’i presin palët dhe detyrohen të takohen me njerëz nëpër kafene.

“I vyn, asistenti ka shumë punë. Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë”, tha ai.

“Tash është marrë vendim dhe është kryer kjo punë. Nëse flasim për mungesën e deputetëve mund të flasim, por kjo është temë tjetër. Po e tregoj të vërtetën. Takimet e mia si deputet i kryej nëpër komuna dhe kafe. Nuk ka vend në Kuvend ku t’i presësh palët. Ka palë që nuk dëshiron të shihet nëpër kafe”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit