Në Shqipëri, mjaft akse kryesore, rrugë dytësore, mes lagjeve periferike, por dhe në fshatra janë lënë totalisht në harresë.
Të zhytura mes baltës, gropave me ujë, dhe pa ndriçim, shumë rrugë në Shqipëri janë kthyer në makthin e shoferëve, por dhe këmbësorëve.
Së fundmi, një shqiptar i Kosovës ankohet në JOQ, për një rrugë të degraduar që të dërgon në Shëngjin të Lezhës.
Kalimi i automjeteve të vogla është thuajse i pamundur nga degradimi i këtij segmenti rrugor i cili të çon drejt Shëngjinit.
Degradimi i rrugës drejt Shëngjinit, përbën një problem edhe për turizmin, pasi kalimi në atë rrugë streson pushuesit vendas e të huaj.
Pas ankesave të shqiptarit të Kosovës, shpresojmë që Bashkia Lezhë, të marra masa dhe të rregullojë rrugën në fjalë.
Qytetari: