Aksident zingjiror në Vragoli, përfshihen tri vetura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2023, 08:58

Një aksident zingjiror ka ndodhur më herët në Vragoli.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

Në pamjet e siguruara nga Joq Kosova shihet se veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe ndihmës së shpejtë.

Akoma nuk dihet se sa është numri i të lënduarve nga ky aksident.

Lexuesit kanë raportuar se aksidenti ka ndodhur pranë vendit ku ditë më parë ndodhi aksidenti mes autobusit me nxënës dhe një kamioni.

Më poshë pamje nga vendi i ngjarjes:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit