Arrestohet i shumëkërkuari nga Policia e Kosovës, ka dosje të rëndë penale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2023, 18:07

Pas disa muajsh, Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një person të shpallur në kërkim për pesë vepra penale, përfshirë edhe për një rast të tentim-vrasjes.

Policia njofton se bëhet fjalë për 30-vjeçarin me inicialet D.K.

D.K., sipas policisë është është arrestuar për një rast kanosje me armë të raportuar me 15 maj 2023, dhe i njëjti pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuat se ishte i kërkuar për së paku pesë raste të tjera (vrasje në tentativë, lëndim trupor, kanosje, posedim i narkotikëve) si dhe tri urdhëresa aktive nga gjykata.

“Personit të dyshuar, policia i ka gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri, 9 fishekë dhe sasi të substancës narkotike”, njofton policia.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit