LSDM: Shkupi është në kaos për shkak të OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2023, 09:53

Për shkak të paaftësisë, papërgjegjshmërisë dhe qeverisjes shpërdoruese të OBRM-PDUKM-së, Mickoskit dhe kryetares Danella Arsovska, Qyteti i Shkupit sot është në kaos, me xhirollogari të bllokuar dhe në prag të falimentimit, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro para publike dhe e sollën Shkupin në falimentim, ndërsa falimentimi nënkupton shembje të plotë të sistemit të qytetit, institucione jofunksionale, shërbime edhe më të këqija për qytetarët dhe greva e protesta të administratës së qytetit.

Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për gjendjen aktuale financiare të qytetit.

Të gjitha parakushtet për mbajtjen e një seance të tillë janë plotësuar dhe seancën duhet ta caktojë kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski nga OBRM-PDUKM.

Qytetarët janë të zhgënjyer nga pushteti jokompetent i qytetit të OBRM-PDUKM-së, i cili ka kryetarin e Këshillit, shumicën në Këshill dhe shumicën në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike të Shkupit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit