Reagon Teqja e Madhe në Gjakovë, pasi iu vodhën mijëra euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2023, 08:35

Një vjedhje e rëndë ak ndodhur në Teqen e Madhe në Gjakovë, ku dyshohet të jetë vjedhur një shumë prej 200 mijë euro.

Për këtë ka reaguar Teqja e Madhe në Gjakovë, duke e dënuar aktin të cilin e quajnë si vandal dhe makëbër.

Në njoftim thuhet se shuma vjedhur ka qenë kursim disavjeçarë i Shehut të Teqes së Madhe.

”Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe.Shuma e parave dhe gjerave te tjera me vlere, e grabitur ne Teqe, ka qene pjese e kursimeve disavjeçare te Shehut te Teqese se Madhe, familjes Shehu dhe te besimtareve, me qellim te investimit ne rindertimin perfundimtar te objektit te Teqese se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit.Shpresojme qe shume shpejt organet e rendit dhe te drejtesise ta kryejne punen e tyre dhe ta zbardhin ne plotni kete rast“, thuhet në reagim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit