Një grua sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë – merr tretman mjekësor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 20:59

Një grua është kafshuar nga qentë endacakë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të hënën te Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes, e lënduara ka marrë tretman mjëkësor.

Po ashtu të dielën një dyvjeçare ishte cak i sulmit nga qentë. Ajo është është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një ndër problemet permanente me të cilin është përballur Prishtina, por edhe qytetet e tjera në Kosovë.

Çdo natë, qytetarët që kalojnë nëpër oborrin e Universitet të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, përballen me qentë endacakë, dhe jo vetëm.

Rreziku nga ta gjendet kudo në kryeqytet.

Miliona euro janë shpenzuar nga qeveria dhe komunat e Kosovës për trajtimin e qenve endacakë, por pa ndonjë sukses.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit