Visar Ganiu: Nuk e lëshojmë BDI-në

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 20:53

I ashtuquajturi Grupi i zjarrit apo fraksioni i BDI-së, thonë se nuk e kanë ndërmend të largohet ose të veprojnë si të pavarur.

Visar Ganiu mohon se janë vetëpërjashtuar, ndërsa thotë se kjo është dëshirë e individëve të caktuar në partinë integristëve, por që nuk do t’ua plotësojë, meqë siç shton anëtarët e fraksionit janë më BDI se të tjerët.

“Për asnjë moment ne nuk e lëshojmë BDI-në dhe ua bëj me dije atyre, siç është Artani, tani e shoh shumë aktiv edhe Bujarin kohën e fundit se ne jemi themelues të BDI-së dhe sa për informat po e përsëris, nuk e kam për lëvdatë, por jam kryetar i forumit të parë I BDI-së të Komunës së Çairit, derisa këta ministra ishin nëpër parti tjera domethënë, kryetar të forumeve rinore”, tha për TV21, Visar Ganiu. Disa ditë më parë Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur keqardhje të thellë për, siç thonë, vetëlargimin e disa anëtarëve të kryesisë Qendrore.

Megjithatë zyrtarisht nga partia e Ahmetit nuk i kumtojnë emrat. Nga ana tjetër nga grupi i zjarrit thonë se nuk kanë asnjë njoftim për këtë gjë dhe se statuti nuk njeh vetpërjashtim anëtarësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit