OVL-UÇK paralajmërojnë protesta: Deputetët e VV-së po punojnë kundër veteranëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 16:15

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se të mërkurën do të paraqitet në komisione paga minimale dhe do të bëhet përpjekje që me përkrahjen e këtyre komisioneve të hiqet rritja e pagës për veteranët.

‘’Pasnesër, e mërkurë, do të paraqitet në komisione paga minimale dhe bëhet përpjekje që me përkrahjen e komisionit të hiqen veteranët’’, tha ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Klinaku ka potencuar se nuk beson që kjo nismë të ketë vota të mjaftueshme, megjithatë ai ka thënë se janë të gatshëm për protesta.

‘’Edhe pse nuk besoj se do të kenë vota të mjaftueshme që pushteti të merr përkrahjen e komisionit lidhur me këtë.

Synohet pastaj që kjo çështje të paraqitet pa përkrahjen e komisionit në Kuvend, por ne duhet të jemi të gatshëm për protesta’’ tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit