Më 27 maj fillon provimi i maturës shtetërore në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 12:43

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se sipas informacioneve që ka marrë nga Qendra për Provime, gjithçka është gati për realizimin e maturës shtetërore.

Shaqiri thotë se data e parë e provimit të maturës do të respektohet, respektivisht me 27 maj do të mbahet provimi i parë intern.

“Sipas informatave që sot i kam marrë, të gjitha përgatitjet për datën e parë të provimit kanë përfunduar ose përfundojnë këto ditë, kështu që edhe matura shtetërore, afati i parë do të respektohet.

Do të punohet maksimalisht, por informatat të cilat i kam, sipas gjendjes, gjendjen që ata e konsiderojnë, gjithçka është gati edhe për datën 27 maj”, tha mes tjerash Shaqiri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit