E rëndë, vdes një grua nga aksidenti në Podujevë ku mbetën 7 persona të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 11:26

Nga aksidenti i ndodhur të premten, me 19 maj në Podujevë, fshatin Gërdovc, ku ishin përfshirë dy vetura, ndërsa shtatë pasagjerë persona kishin pësuar lëndime, të cilët ishin dërguar për trajtim në QKUK, ku fatkeqësisht njëri nga të lënduarit nuk u ka mbijetuar plagëve, ka ndërruar jetë të dielën(21 maj).

Një grua ka vdekur si pasoj e plagëve të marra ditë më parë nga një aksident i cili kishte ndodhur në fshatin Gërdovc të Podujevës, e ku i dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër.

Nga ky aksident ishin lënduar shtatë persona. Njëri nga pasagjerët, fatkeqësisht siç njofton policia ka vdekur të dielën duke mos arritur t’i përballoj plagët e marra nga aksidenti.

Njoftim nga policia:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Gërdovc, Podujevë 19.05.2023 – 20:55. Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor. Me datë 21.05.2023 viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit