36 gola në Premier League, Haaland: Jo keq, mbajmë ritmin dhe marrim edhe dy trofetë e tjerë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 22.05.2023, 10:10

Erling Haaland është lojtari më i mirë i këtij sezoni në futbollin evropian. Vetëm në verën e shkuar norvegjezi u transferua te Manchester City në Premier League dhe menjëherë nisi me punën, duke shënuar gola njëri pas tjetrit. Ditën e djeshme i riu festoi titullin e Premier League me Cityn.

Ai ka folur në lidhje me këtë sukses dhe ecurinë personale të tij. Haaland shprehet se ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për të, por thekson se do të bëjë maksimumin për të fituar edhe dy trofetë e tjerë dhe për të kompletuar tripletën, Kupë-Premier League-Champions League.

“Është joreale. Nuk di çfarë të them. Jam shumë i lumtur. Këto kujtime do t’i mbaj mend gjatë gjithë jetës sime, nuk di çfarë të them. Është e veçantë. Do ta shijoj këtë ditë. Është e mrekullueshme.

Sezoni debutues, 36 gola, trofe në Premier League dhe dy finale të tjera. Jo keq. Njerëzit presin që ne të fitojmë shumë, ne punojmë çdo ditë për këtë. Njerëzit sakrifikojnë shumë për ekipin. Është më e vështirë fizikisht sesa mendërisht.

Kam tetë vjet këtu. Kjo është shtëpia ime dhe momentet e mrekullueshme vazhdojnë të vijnë. Thjesht përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi. Dua të fitoj më shumë dhe të vazhdoj. Kemi edhe dy finale tani, për të cilat duhet të përgatitemi.

Tani ne mund ta shijojmë suksesin me tifozët tanë dhe të mendojmë për finalen e FA Cup dhe finalen Championsit. Ne duam t’i fitojmë të tre trofetë. Do të jemi konkurrues dhe do të respektojmë dy ndeshjet tona të fundit në Premier League. Nëse ulim ritmin, do të jetë e vështirë për dy finalet”, tha Haaland.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit