Prizrenasi sulmohet nga ish e dashura, i shkoi në shtëpi e sulmoi fizikisht

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2023, 10:31

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës një rast të sulmit fizik nga e ish- e dashura e tij. Sipas raportimit rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:50.

‘’Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, e dyshuara femër kosovare kishte shkuar dhe e kishte sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu , është raportuar se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit