Vidhet arka me para në xhaminë e Drenasit, hoxha publikon pamjet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.05.2023, 18:53

Një person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë në Drenas.

Këtë e ka bërë të ditur hoxhë Osman Musliu. Ai tregoi se rasti është paraqitur në polici.

‘’Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici. Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe ne shumë xhami tjera. Lusim Zotin që të na fal të gjithëve duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor shpresoj që ai ta merr dënimin e merituar!’’, ka shkruar Musliu.

Nëse e njihni këtë person ju lutem lajmëroni policin ose tek unë tel: 044170737 viber apo Whacap i njëjti!, ka shtuar më tutje Musliu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit