Policia njofton se do të mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.05.2023, 14:43

Policia e Kosovës ka informuar se sot gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23” do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmarrë masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative. Policia ka njoftuar se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim, derisa të mbahet ceremonia në shesh.

“Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë”, është bërë e ditur nga Policia.

Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak, “Defender Europe ’23” do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit