Gruas i vdiq foshnja në bark në QKUK, Inspektorati Shëndetësor merret me rastin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.05.2023, 11:48

Një foshnjë ka vdekur në barkun e nënës së saj të shtunën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Familjarët e gruas nga Shtimja dyshojnë se për shkak të neglizhencës, foshnja ka vdekur në bark dhe nuk është lindur me kohë, ani se shtatzëna që nga e hëna është e hospitalizuar në Gjinekologji për shkak se kishte arritur kohën e lindjes.

Sipas burimeve të klankosovës, policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kryer inspektimet dhe janë intervistuar palët.

Klan Kosova poashtu merr vesh se tri ekzaminimet e fundit (CTG), që tregojnë rrahjet e zemrës së foshnjës në bark, nuk kanë rezultuar mirë dhe përkundër këtyre nuk është intervenuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit