KRU Prishtina: Nesër disa lagje të kryeqytetit pa ujë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.05.2023, 20:04

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se nesër do të ketë disa intervenime teknike në kryeqytet.

Nëpërmjet një kumtese, KRU “Prishtina”, njofton se nesër do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit “AC fi 200” në rrugën “Tirana” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00.

Tutje bëhet e ditur se realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit.

“Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi:rruga e “Tiranës”, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri tek rruga “Ahmet Krasniqi”, Komuna e Re, rruga “Bashkim Fehmiu”, rruga “Vicianum”, rruga “Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij” thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit