1 në 200 milionë! Rasti i rrallë i lindjes së trinjakeve identike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.05.2023, 02:03

Jenni Casper është trefish e lumtur pasi ka mposhtur shanset marramendëse një në 200 milionë, për të sjellë në jetë trenjake identike.

27-vjeçarja Jenni ka sjellë në jetë tre vajza identike ndërsa ka edhe dy vajza më të mëdha: Danica, 10 vjeç dhe Gabriella, katër-vjeçe.

Trinjaket, Harper-Gwen, Marvella dhe Evalynn kanë lindur më 31 mars në spitalin York, Angli. Ato kanë lindur nëntë javë më herët dhe po kujdesen në Repartin e Kujdesit Special të Fëmijëve dhe janë mirë.

Ata u lindën me operacion cezarian, të gjitha brenda tre minutave nga njëra-tjetra: Evalynn lindi në 16:39, pastaj Marvella në 16:40 dhe Harper-Gwen në 16:42.

Lindja e trenjakëve identikë është një dukuri e rrallë me shanse që variojnë deri në një në 200 milionë. Jenni tha:

Ato janë shumë mirë dhe po marrin ushqimin e tyre. Ato po marrin frymë vetë dhe nuk kanë asnjë problem shëndetësor.

Një nga sfidat më të mëdha për familjen është dallimi i foshnjave.

Është kaq e vështirë të dish se kush është kush, ato janë identike. Mamaja thotë se ajo mund t'i mbajë etiketat e spitalit kur të kthehen në shtëpi, në mënyrë që të dijë se kush është kush. Ato ndanë një placentë dhe kanë të njëjtën ADN; ato duken njësoj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit