Elisa dhe Beci dredhin belin, shkodranët i fusin në mes dhe u ulen në gjunjë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.05.2023, 20:30

Elisa Spiropali dhe Benet Beci ia kanë marrë valles duke dredhur belin në Shkodër për të festuar fitoren në zgjedhjet lokale të pak ditëve më parë.

Dyshja rilindase është filmuar duke kërcyer nën tingujt e këngëve shkodrane të rrethuar nga shumë njerëz.

Jo vetëm kaq por në një moment gjatë videos duket se si shkodranët i fusin në mes duke kërcyer dhe më pas ulen në gjunjë para tyre.

Ndoshta kjo është një mënyrë tjetër servilizmi që populli u bën politikanëve, me shpresë se në këtë mënyrë mund të sigurojnë ndonjë vend pune.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit