Tani që u rizgjodh kryetar bashkie, Erion Veliaj do të vazhdojë me planin e tij për shembjen e ndërtesave 50-vjeçare. Këtë projekt kryebashkiaku e ka prezantuar që në mars të këtij viti, gjë që solli shumë reagime, pasi rrezikohen shumë familje që jetojnë në shtëpi apo pallate të cilat janë ndërtuara 50 vjet më parë.
Qytetarë, politikanë dhe ekspertë nuk e mbështesin këtë projekt, pasi sugjerojnë që këto godina mund të përforcohen. Pas këtyre kundërshtimeve, Veliaj doli në një deklaratë për mediat dhe tha se “Nuk bëhet fjalë për të prishur shtëpi, sepse ato janë banesa private, secili e merr vetë vendimin se si do ta zhvillojë pronën”, u shpreh ai në prill 2023.
Por, në fakt në planin e publikuar shihet qartë që në këtë vendim nuk përjashtohen pallatet e vjetra, për të cilat dihet që nuk vendosin dot vetëm një apo dy familje. Dhe populli thotë “fjalët i merr era”.
Sepse në një projekt-vendim qeverie, i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet qartë që, “të gjithë objektet që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar”.
Ndërkaq, më tutje në këtë projektvendim thuhet se “subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës”. Dhe kështu po ndodh.
Vendimin e parë Bashkia e ka nisur për prishjen e godinave arsimore mbi të cilat prej vitesh nuk është vënë dorë. Të gjithë ujqërit e tenderëve janë sulur për këtë projekt. Sepse vetëm për konsulentët që do të vlerësojnë gjendjen e godinave Bashkia Tiranë do të shpenzojë 416 milionë lekë.
Tenderi është publikuar në Buletin e Agjencisë së Prokurimeve Publike më datë 15 Maj, një ditë pas zgjedhjeve. Prokurimi ka si objekt “Vlerësimi i objekteve Arsimore mbi 50 (pesëdhjetë) vjeçare me fond limit 416 milionë lekë. Firmat fituese do ofrojnë shërbim konsulencë për këtë projekt”. Pra do të vendosin se cila godinë do të prishet dhe cila jo.
Më tutje në dokument vëmë re se për këtë tender me vlerë mjaft të lartë janë paraqitur 22 oferta. Por, 5 prej tyre janë skualifikuar nga gara dhe Veliaj ka lënë të disponueshme 17 oferta të tjera të paraqitur nga firma që janë më pranë qeverisë. Këto firma janë fituesit paraprak, çka do të thotë se në fund tenderi do të përfundojë në dorë të oligarkëve.
Sepse po të shohim disa nga firmat e kualifikuara, i përkasin firmave të njohura për aferat me tenderët. Përmendim këtu ofertat e paraqitura nga bashkimi i operatorëve “ATELIER 4” shpk & ”SEED CONSULTING” shpk, të cilët janë të dyja në pronësi të Alban Eftihimi dhe Ylli Gjoni, si dhe ka për aksionarë Andi Eftihimin, Alban Eftihimi, Altin Premtin, Olsi Eftihimin dhe Ylli Gjonin.
Alban Efthimi njihet si miku i Edi Ramës dhe kompania “Atelier 4” si e preferuara e kreut të qeverisë e Bashkisë Tiranë. Por, një nga vjedhjet më të mëdha njihet ajo Alban Efthimi njihet si miku i Edi Ramës dhe kompania “Atelier 4” si e preferuara e kreut të qeverisë e Bashkisë Tiranë.
Një prej fituesve është edhe firma A & E ENGINEERING sh.p.k, në pronësi të Entela Çano. Por, që ka si firmë mëmë Shoqërinë Koncesionare Tirana 4, e cila është në duart e biznesmenëve që kanë vjedhur më shumë si; Shkëlqim Fusha, Eduart dhe Alfred Ibrahimi. Kryebashkiaku do ta nisë mbarë këtë mandat, duke nënshtruar qytetarët dhe pasuruar oligarkët.