Sot akti i dytë, Cassano: Milani nuk ka asnjë shans, Leao nuk është Ronaldinho apo Kaka

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.05.2023, 11:57

Luhet mbrëmjen e sotme po në “San Siro”, duke nisur nga ora 21:00, gjysmëfinalja e dytë e Champions League mes Interit dhe Milanit. Siç dihet, e para përfundoi me avantazhin e dyfishtë të Interit me ato dy gola të shpejtë, që i kanë dhënë një avantazh të madh për të kapur finalen.

Gjithsesi, te Milani besojnë ende te një përmbysje e madhe dhe kalimi në finale, ku do të ndeshen me një mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Nuk mund të mungonte një koment i Cassanos për derbin e sotëm. Ish-sulmuesi ka luajtur për të dy ekipet gjatë karrierës së tij.

Duke folur në “Bobo TV” përmes “FC Inter News”, Cassano është i sigurt se Milani nuk ka asnjë shans për të përmbysur Interin dhe për të shkuar në finalen, që është parashikuar të luhet në Stamboll. Sulmuesi është gjithnjë pikant me deklaratat e tij.

“Interi duhet të luajë me shtatë lojtarë të ekipit të dytë për t’u eliminuar. Dhe ekziston rreziku që edhe atëherë, Milani të mos fitojë. Me apo pa Leaon, ndryshon pak. Milani është inferior ndaj Interit. Leao nuk është Kaka apo Ronaldinho, nuk e shoh në atë nivel.

Për mua duhet të ndodhë një katastrofë që zikaltërit të eliminohen. Pas ndeshjes së parë, paraqitjeve të muajit të fundit dhe epërsisë me dy gola, për mendimin tim nuk ka asnjë shans për kuqezinjtë. Ndoshta do të bëj parashikimin e gabuar për të disatën herë”, përfundoi ish-sulmuesi italian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit