BERZH: Ekonomia e Maqedonisë sivjet me rritje prej 2%, vitin e ardhshëm me 3%

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2023, 10:44

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parasheh se Maqedonia e Veriut sivjet do të ketë rritje prej 2%, ndërsa vitin e ardhshëm 3%.

Sipas BERZH, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të shënojë rritje prej 2.2%, ndërsa vitin e ardhshëm 3.4%, përcjell Telegrafi.

Ata shtojnë se ekonomia e Shqipërisë sivjet do të ketë rritje prej 2.5%, ndërsa vitin e ardhshëm 3.3%, Bosnja dhe Hercegovina 2% dhe vitin e ardhshëm 3%, Kosova 3.5 dhe vitin e ardhshëm 4, Mali i Zi (3.3 dhe 37.%) dhe Serbia (2.2% dhe 3.4%).

BERZH parasheh se rritja ekonomike e gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin e ardhshëm do të jetë 3.4%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit